Një Shën Valentin ndryshe…

2088

E ku mund të kalohet më bukur dita e të dashuruarve se sa në “strehëzën e tyre” larg syve e veshëve të të tjerëve?  Tek psherëtisin fjalët e dashurisë, shikimet e shkëmbyera që përçojnë aq shume mesazhe do e shnëdrrojnë mbrëmjen  e 14 shkurtit në një mbrëmje që çdokush do të donte ta përsërsite më shpesh se një herë në vit. Për të dashuruarit që do e festojnë në shtëpi ne kemi disa këshilla se si ju të kaloni Shën Valentinin më të bukur…

Hedhur shkujdesur mund të mbushni krevatin e dyshemenë me zemra a petale trendafili të kuq. Një dhuratë mbi krevat si një tufë lule a një arush do ishte një gjë mjaft e këndshme nga ana e partnerit.  Nuk duhet të harroni muzikën, e cila në volum të ulët duhet të ndihet në ambjentin e shtëpisë suaj.

 

Ndriçimi duhet të jetë i “vakët”, nuk ka nevojë për dritë të fortë sepse ju do të flisni me gjuhën e dashurisë. Qirinj do të ndjellin ndjenjat e intimitetit. Gjithashtu, ata do të japin një pamje romantike në dhomë. Ata duhet të grupohen së bashku në shumë qoshe te dhomës.