Orët e murit që dekorojnë

109

Ka shume mënyra për te dekoruar një mur te boshatisur dhe për ta bere pjese te arredimit. Mund ti japim një pamje ndryshe dhomës duke e arreduar me piktura por jo vetëm edhe orët e mureve kane një efekt te bukur dekorues.

Sigurisht funksioni i tyre primar është tjetër por nuk do te thotë qe ato te mos kenë një dizajnë te veçante duke i dhënë dhomës një pamje ndryshe.

Nëse keni një mur te lire ne sallon mund te zgjidhni një ore te madhe pa kornizë, propozimi me interesant është ta varni te vetme. Për ato qe preferojnë modele me elegante mund te synojnë për orët me pasqyre me katër numra dhe me akrepa dekorues dhe pasqyra ne sfond.

Por ka dhe zgjedhje te modeleve me ngjyra ku numrat zëvendësohen nga figura gjeometrike etj. Materialet tipike te orëve te murit mund te jene druri, metalike etj.

Për ne kuzhine, ora e murit duhet te kombinohet bukur me këtë ambient, e bukur dhe alegro. Për dhomën e fëmijëve mund te preferoni ora muri me fantazi te ndryshme apo personazhe qe pëlqejnë fëmijët tuaj.