Si të dekoroni shtëpinë me punime gipsi

116
Dekorimet e brendshme me punime gipsi si korniza, kolona dhe zbukurime te tjera ju lejojnë ti jepni një pamje me te rafinuar ambientit.
   
Punimet me gips ne formën e rozetave janë përdorur mbi te gjitha për te dekoruar tavanet ne pikat qendrore dhe mund ti gjeni ne stile te ndryshe artistike.
Kornizat janë elementi dekorues te cilët përdoren për ti dhënë një rregullsi mureve. Lisho apo te punuara ato japin një pamje me te pasur mureve apo tavanit duke krijuar element gjeometrik te sofistikuar.

Kolonat apo siç quhen ndryshe element vertikal dekorues me punim gipsi mund te jene te llojeve te ndryshme për ti përshtatur me ambientin e shtëpisë.

Punime te ndryshme me gips ku përfshihet e tere faqja e murit janë element zbukurues për te dekoruar muret. Ato mund ti preferoni me teme lulesh, kafshe, me figura te ndryshme apo me peizazhe. Për me tepër janë dekorime qe dine te japin personalitet çdo ambienti.