Çfarë nuk duhet të bëni në dhomën e gjumit

94

Dhoma e gjumit është një ambientet kryesore ku njerëzit çlodhen dhe duan qetësi. Mirëpo sipas nje nje studimi te bere , janë disa veprime të cilat mund të cënojnë cilësinë e gjumit.

Telefoni

Justifikime të tilla si: e mbajmë telefonin pranë për alarmin e mëngjesit, tashmë janë te kota. Çdo zile është një shqetësim për gjumin, pasi vështirë të flini sërish të qetë. Drita blu e telefonit mund të shkaktojë shqetësime të hormoneve të cilat ndikojnë në gjumë të parehatshëm. Është mirë që gjatë kohës së gjumit, telefoni të qëndrojë në një dhomë tjetër.

Punë

Në mënyrë absolute nuk këshillohet që të punosh mbi një projekt me anë të laptopit apo smartphone – it në dhomën e gjumit. Kushtet e dhomës nuk ofrojnë mundësi të mira për të punuar edhe pse në ditët e sotme 80 % e profesionistëve të rinj pranojnë se punojnë në dhomën e gjumit.

Kafshë

Sipas studimeve të fundit thuhet se kafshët lëvizin shumë herë gjatë natës dhe nuk të krijojnë mundësi për gjumë të qetë. Veç kësaj ato sjellin me vete pluhur, polene të ndryshme të cilat janë shkaktarë për të përhapur alergjitë.

Ushqimi

Tingëllon mirë kur mendon të të sjellin mëngjesin në shtrat, por nga ana tjetër kjo nuk është aspak higjenike. Në mënyrë absolute nuk këshillohet konsumimi i ushqimit në shtrat, pasi nuk i përket dhomës së gjumit.

Libra

Ekspertët e gjumit vazhdimisht theksojnë se dhoma e gjumit duhet të jetë vetëm për dy gjëra: gjumë dhe seks. Aktivitetet emocionuese, pra leximi i librave të ndryshëm përpara gjumit mund të sjellin një gjumë të cilësisë së dobët.