Dhoma gjumi moderne dhe luksoze

179

Kemi tendencën që dhomë gjumi të bëjmë njërën nga dhomat më të mëdha të shtëpisë, me qëllim që të realizojmë brenda kabina-dollap dhe banjë të dukshme me vaskë.
Tendenca është që të krijohet një ambient nate, jo thjesht një dhomë gjumi dhe në projektet e shtëpive me shumë kate, kur projektohet zona e natës, përfshihen edhe zonat e lidhura me dhomën e gjumit, si p.sh., oxhaku, apo zona e dedikuara stërvitjes së përditshme. Dhoma e gjumit nuk është vetëm për të fjetur, por po transformohet në një ambient relaksues, si një suitë e një hoteli të rafinuar.