Si të pajisni një sallon, me shumë shije dhe pak para!

189

Keni blerë shtëpi dhe nuk dini si të arredoni sallonin? E dini, por keni pak para? Atëhere ja ku vjen në ndihmë stili nordik. Linja te thjeshta. Pajisje esenciale, ku elementi kryesor nuk është orendia, por hapësira si elementi më i rëndësishëm, sidomos në qytete të populluara dhe ndërtuar dendshëm.

Ngjyra e bardhë për muret dhe dritaret, ngjyra të zbehta për pajisjet, kryesisht hiri, qielli apo bezhë të tonaliteteve të lehta. Në mure, foto portretesh ose peisazhe që mund t’i gjeni në marketet e specializuara në linjën e montimit vetjak si IKEA apo Leroy Merlin.

Me pak shpenzim, do të keni një sallon te mrekullueshem, që do t’i beje balle tendencave edhe për dhjetë vitet e ardhshme.