9 këshilla për zgjedhjen e tapetit

149

Tapetet luajnë një rol tepër të rëndësishëm në interior design. Ato e zbukurojnë shtëpinë dhe i japin asaj një pamje më të ngrohtë. Por nga ana tjetër tapetet kanë një minus, pasi mbledhin shumë pluhura dhe papastërti dhe kërkojnë shumë kujdes. Në këtë artikull Ladyalbania do tju tregojë për rregullat e arta të përzgjedhjes së tapetit si nga ana estetike ashtu edhe nga këndvështrimi i higjenës dhe mirëmbajtjes.

9 këshilla:

  • Zgjidheni tapetin në përputhje me stilin e interierit të shtëpisë suaj, si dhe në përputhje me përmasat dhe ngjyrat e ambjentit ku do të vëndoset tapeti.
  • Tapeti i madh me ngjyra tepër të theksuara dhe motive të përmasave të mëdhaja shkon në ambjentet e bollshme e jo në dhomat e vogla.
  • Mos përdorni tapete të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme në shtëpi. Ato duhet të kombinohen dhe të kenë një linjë të përbashkët që i bashkon.
  • Në dyshemetë e shtruara me pllaka, rri më mirë një tapet i butë dhe me fije të gjata, ndërsa në parkete druri shkon më shumë një tapet më i hollë dhe me ngjyra të çelëta.
  • Mbi sipërfaqet e veshura me moket apo mbi pllaka ngjyra-ngjyra shkon më shumë një tapet një ngjyrësh për të most a rënduar interierin.
  • Nëse tapeti ka ngjyrë shumë të afërt me dyshemenë, atëherë ju mund të krijoni kontrast duke vendosur në cepat e dhomës aksesorë të tillë me ngjyra si: pufikë, jastëqe, tavolinë revistash etj..
  • Për dhomën e fëmijëve zgjidhni tapete me figura, që I shtojnë jetë e gjallëri interierit dhe që i pëlqejnë fëmijës. Mund të zgjidhni figura nga heronjtë e tyre preferuar të filmave karton.
  • Për mobiljet me ngjyrë të errët, rekomandojmë që të zgjidhni ngjyra të lehta e aspak të ndezura për tapetet.
  • Shikoni në pjesën e mbrapme të tapetit për të zbuluar se në çfarë ane ai është pak më i ashpër. Kjo anë duhet të vendoset nga dritarja në mënyrë qe ngjyrat e tij të duken më të qarta.

Materiali i tapetëve
Tradicionalisht kanë qenë më të preferuar tapetet apo qilimat me përbërje leshi. Por jetëgjatësia e tyre është rreth 10 vjet. Jetëgjatësi më të madhe kanë tapetet sintetike, të cilat durojnë edhe më mirë lagështirën. Tapetet akrilikë ngjajnë shumë me leshin dhe nejlonin dhe karakterizohen nga qëndrueshmëri e lartë, ndërsa tapetet prej polipropileni pothuajse nuk mbledhin fare papastërti. Shumë në modë kohët e fundit janë tapetet me fibra kokosi, sizali etj. Ato janë të forta, lahen mirë dhe nuk janë shumë të shtrenjta