Në kuzhinë tani do të hyni me qejf, këto janë sekretet që do ju lehtësojnë punën

33

Kuzhina është pjesa e shtëpisë ku shumica e femrave kalojnë kohën më të madhe të ditës. Sidomos ato që u pëlqen gatimi. Ndaj edhe ne po ju japim disa mënyra që e bëjnë përgatitjen e vakteve më të thjeshtë dhe lehtësojnë punën e tyre në kuzhinë.

Shikoni disa nga këshillat e mëposhtme që me siguri do ju lehtësojnë dhe do e bëjnë qëndrimin në kuzhinë me të këndshëm.

Për të mos hapur librin e recetave disa herë

E kujt i pëlqen që ndërkohë që është duke gatuar të hapë librin që mbyllet vazhdimisht në të njëjtën faqe? Duke e varur në një kremastar me kapse do e mbani të hapur gjatë gjithë procedurës të gatimit.

Bëjëni salcën e domatës…akull

Kur të përgatisni sërish salcë domateje, një pjesë të saj mbajeni në format e akujve. Kështu, herën tjetër që do të gatuani nuk do të jetë nevoja të përgatisni sërish salcë.

Një grirës kaçkavalli ndryshe

Kush tha që nuk mund ta presësh kaçkavallin edhe me pastruesin e perimeve?

Enigma më e madhe: si të qëndrojë më këmbë luga në tenxhere?

Përgjigjja është shume e thjeshtë. Me një llastikë të vogël që do t’i lidhni rreth e rrotull.

Tani do i hapni vetë vazot, pa ndihmën e askujt.

Vendosni një llastikë në kapakun e saj dhe disa të tilla në pjesën e poshtme të vazos.

Pastroni vazot e qelqit me…oriz

Mbusheni vazon me ujë deri në mes dhe më pas, bashkë me një lugë oriz shtoni edhe detergjent. Vendosni kapakun dhe tundeni për disa minuta. Më pas shpëlaheni rregullisht.