Rregulla të arta për një shtëpi më të freskët

57

Ja disa këshilla te vlefshme dhe rregulla qe duhen zbatuar qe shtëpia juaj te jete me e freskët.

Ja disa këshilla te vlefshme dhe rregulla qe duhen zbatuar qe shtëpia juaj te jete me e freskët.

Mbyllni perdet, grilat dhe.. dritaret

Nëse mbyllni perdet ose grilat pa mbyllur dritaret nuk do keni bere asgjë për te ruajtur freskinë ne shtëpi. Vërtet ato mund te filtrojnë rrezet e diellit, por nuk do e ndalin nxehtësinë te futet brenda.

Beni ajrosjen natën

Ndërkohë qe shtëpia juaj ka qene e mbyllur gjate gjithë ditës, mire është qe ne mbrëmje te hapni dritaret dhe dyert. Kjo duhet bere kur te errësohet dhe temperaturat te bien disi.

Vendosni një ventilator ne tavan

Një ventilator )freskuese) ne tavan është me i lire dhe sjell goxha freski. Ne një sallon te madh duhet zgjedhur një ventilator 132cm diametër, ndërsa për dhomat e vogla,m mjafton dhe një me 76cm diametër.

Lyejeni fasadën e shtëpisë me ngjyre te çelët

Edhe materialet e përdorura për fasadën e shtëpisë ndikojnë tek freskia e ambientit te brendshëm. Kështu, guri, suvaja dhe ngjyrat e çelëta e mbajnë larg nxehtësinë. Zgjidhni ngjyrën e bardhe, te verdhe te hapur, bezhe, etj.

Preferoni bimet

Nëse keni ballkon ose dritare të ekspozuara nga dielli për shumë orë të ditës, ju mund të provoni që të mbroheni nga rrezet e diellit me lule apo bimë të tjera. Kjo do t’ju japë efekt të sigurt freskie! Nëse keni mundësi, në ballkon mund të vendosni edhe një tendë, për ta lënë të hapur gjatë gjithë kohës kur ka diell.

Vendosni bime zvarranike ne mure apo çati dhe shtëpia do jete akoma me e freskët.

Fikni elektroshtëpiaket,ose prizat e lëna kot

Gjithashtu mos lini ndezur kompjuterin, laptop-in, DVD dhe karikuesin e telefonit gjatë kohës që nuk i përdorni. As televizorin mos e lini në standby. Mos përdorni tharësen, ajri i nxehtë do t’i thajë shumë shpejtë flokët tuaj! Elektroshtëpiaket rrisin temperaturat, ndaj mos i lini ato ndezur kur nuk ju duhet t’i përdorni. Në këtë mënyrë ju do të mbani të gjithë shtëpinë të freskët.

Vendosni mbulesa dhe çarçafë që të mbajnë të freskët

Nuk ka asgjë më të mirë se të futesh në një krevat me çarçafë të pastër. Po si ta kesh këtë ndjesi freskie në shtëpi? Ja disa pika se si mund të arrini të keni çarçafë të freskët. Përdorimi i sasisë së duhur të detergjentit është vërtet i rëndësishëm. Nëse përdoret më shumë sesa duhet, rrobat mund të dalin të forta ose të jenë irrituese për lëkurën. Prandaj, kontrolloni se çfarë sugjeron prodhuesi dhe sigurohuni që të vendosni detergjentin pluhur apo të lëngshëm në vendin e duhur. Kontrolloni fortësinë e ujit në zonën tuaj – uji i butë ka nevojë për më pak detergjent se uji i fortë për të pastruar rrobat. Dhe pjesa më e mirë? Është më e lehtë që të hekurosen! Por mos harroni që materiali ka shumë rëndësi.