Si të heqim njollat kafe nga fytyra

60

Njollat kafe janë ndryshimi i ngjyrës së lëkurës që vjen nga disa faktor. Të lokalizuara kryesisht në zonën e ballit, faqeve apo temthave. Në keto zona ka një përqendrim të lartë melanine.

Disa nga faktoret që shkaktojne këto njolla është shtatzania, perdorimi i gabuar i ilaçeve apo produkteve të tjerë që ndryshojnë hormonet si dhe një ekspozim i gjatë në diell.

Duhet të beni shumë kujdes kur dielli është i fortë dhe të aplikoni krem mbrojtes.
Nuk duhet në asnjë mënyre që të përdorni scrub për fytyrën apo pastrues të ashpër.

Për të hequr këto njolla nga fytyra duhet të aplikoni krem që përmban Vitaminen E. Duhet të qendroni larg stresit dhe duhet të bëni durim.

Maskë për fytyren e dëmtuar nga dielli
1 pjeshkë (ose dy kumbulla)
1 luge mjalt
1 miell bollguri (anglisht: Oatmeal)
Vendosni pjeshkën në furre deri sa të zbutet paksa. Më pas shtypeni atë mirë sa ti dali brumi. Bashkoni dy përbëresit e tjerë dhe përzijeni mirë. Tani keni një perberje që nuk është as e trash shumë, as e hollë. Mund të aplikohet në fytyre farë thjeshtë.
Mbajeni për 10 minuta dhe me pas shpërlaje me uje të ftohtë.