Si të pastroni xhamat dhe pasqyrat e shtëpisë pa shpenzuar para për detergjentë/ 2 receta super efektive

68

Le të tregohemi të sinqertë, në këto ditë të nxehta vera gjëja e fundit që do të donit të bënit është pastrimi i shtëpisë, më konkretisht pastrimi i dritareve dhe pasqyrave. Gjithsesi, nuk i shpëtoni dot dhe papritur e gjeni veten duke u kacavjerrë në ballkon me larës xhamash dhe leckë në dorë. Por, po sikur t’ju themi që deri më tani ke shpenzuar para më kot për të blerë larës toksikë, të cilët jo vetëm që nuk i fshijnë njollat dhe shenjat e gishtërinjve, por lënë pas edhe mbetje pluhuri ? Living ju fton të hiqni dorë prej tyre dhe të përgatisni vetë dy larës 100% natyralë që do i bëjnë xhamat e pasqyrat të ndrijnë.
1. Pastrim me patate dhe uthull molle: Nqs keni disa patate në shtëpi të cilat janë drejt prishjes mos i hidhni, por qërojini në feta dhe me to kaloni gjithë sipërfaqen e pasyqrës. Më pas në një enë shtoni dy lugë gjelle uthull molle dhe 1 litër ujë, bashkojini bashkë dhe spruconi sipërfaqet e pisëta të xhamave. Mjafton një e kaluar siëpr më leckë pambuku dhe xhamat tuaj do të shkëlqejnë dritë.
2. Detergjent i bërë në shtëpi me lëng qepe dhe uthull molle: Qepa ka veti magjike që ju ndihmon të kuroni aknet, të parandaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisë ata apo të trajtoni kallot, por lëngu i saj është shumë efektiv në pastrimin e shtëpisë dhe duhet ta provoni menjëherë. Merrni dy kokrra qepë dhe pritini në feta rrumbullake, me to fërkoni sipërfaqen e xhamave ose pasqyrave dhe lëreni të veprojë për pesë minuta. Në një shishe në trajtë sprucatori, shtoni dy lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër ujë të ftohtë. Soda e bukës do të neutralizojë erën e keqe të qepës dhe do të heqë njollat më të vështira në shtëpinë tuaj.