5 truke si të zmadhoni vizualisht hapësirat në dhomën e ndenjes

91

Dhoma e ndenjes është një ndër ambjentet më të rëndësishme, pasi aty kalohet pjesa më e madhe e kohës në shtëpi. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla dhe truke se si të zmadhoni vizualisht hapësirat në sallon dhe si të përdorni në mënyrë sa më funksionale ambjentin tuaj.

1. Fokusohuni në dysheme
Këshillohet që në dysheme të përdorni ngjyra të çelura për të zmadhuar vizualisht hapësirat. Ideal është parketi, ose në pamundësi pllakat me ngjyra jo të errëta. Edhe tapeti këshillohet që të jetë në ngjyrë të çelur për të krijuar idenë e hapësirës më të madhe.

2. Përdorini muret në mënyrë funksionale
Muret janë një element shumë i rëndësishëm në dhomën e ndenjes, pasi ato mund të shfrytëzohen për të kompletuar stilin e arredimit të ambjentit. Mos i ngarkoni muret me shumë piktura, por fokusohuni tek detajet dhe krijoni kontraste në varësi të ngjyrave kryesore që keni përodur në intereier. Gjithashtu përdorini muret për të krijuar rafte murale që mund të funksionojnë si bibliotekë ose për dekor.

3. Jini minimalistë
Jini minimalistë dhe mundohuni të lini sa më shumë hapësira të lira në dhomën e ndenjes për të kaluar normalisht dhe mos e mbingarkoni ambjentin me mobilje apo sende pa fund.

4. Përqëndrohuni tek detajet
Disa detaje janë të domosdoshme për të kaluar përqëndrimin e syrit. Një pikturë apo aksesor me një ngjyrë të çelur që kombinohet me ngjyrën e perdeve apo një element tjetër që bën kontrast, do ti shtonte ngjyra dhe do të zmadhonte vizualisht hapësirën.

5. Përdorni pasyqyra që reflektojnë dritën
Përdorimi i pasqyrave në mur këshillohet shpesh në rastin e ambjenteve të vogla pasi reflektojnë dritën dhe e bënjë hapësirën e dhomës së ndenjes të duket vizualisht më e madhe.