7 këshilla si të transformoni shtëpinë pa ndryshuar mobiljet

163

L’home styling është pikë së pari një passion. Por nga të nisemi dhe çfarë të kemi gjithmonë parasysh ? Ja bazat që nuk duhen harruar :

#1 Për t’I ndryshuar pamjen shtëpisë mjaftojnë disa ndërhyrje të vogla, por ka një rregull që duhet respektuar në mënyrë që të na pëlqejë rezultati final: kur modifikojmë një dhomë duhet të kemi shumë kujdes në rezultatin total. Vetëm kështu mund të krijojmë harmoni në ambientet e shtëpisë.
#2 për t’I renovuar dhomat duhet filluar nga muret. Midis ngjyrave që do qëndrojnë në modë kemi grinë, okra dhe ngjyrë vaji. Një tjetër këshillë ka të bëjë më ndriçimin I cili duhet kontrolluar në mënyrë që dhe përzgjedhja e ngjyrës të jetë sa më e saktë. Nëse shtëpia ka pak dritë zgjidh tone të çelta dhe mos harro të luash me kontraste.
#3 Nuk ka nevojë për ndryshime drastike për t’I dhënë një pamje të re shtëpisë. Nodnjëherë mjafton dhe ndryshimi I mobiljeve, një gjest I thjeshtë por që mund të japi efekt risie të menjëhershëm.

#4Kush ka thënë që drita ëshët e rëndësishme vetëm për ndriçimin ? Duhet ta vlerësojmë is një nga faktorëet që ndikojnë dhe ndihmojnë më shumë në arredim dhe mobilim.
#5 Flasim për tualete: nuk duhen asnjehrë marrë si dhoma të kategorisë B. Duhet të mundohemi t’i mobilojmë më zgjidhje të jashtëzakonshme si parfume, libra, foto, pasqyra. Përsa I përket mureve guxoni edhe me letra muri për ambiente me lagështi.
#6 Edhe terraca meriton vëmëndjen tonë. Në vend që ta përdorim si magazinë apo depozitë mund ta trasformojmë në një vend të rehatshëm me tavolinë, jastëkë apo karrige. Ndonjë bimë aromatike apo vazo me lule do t’I japë prekjen finale.
#7 Pranvera është stina kur çdo gjë lind nga e para. Bëni të njëjtën gjë më shtëpinë tuaj. Largoni mobilje, rroba apo aksesorë që nuk përdorni më dhe që nuk ju duhen më. Pastrimi I shtëpisë nga sendet e tepërta liron mëndjen dhe shtëpinë duke na dhuruar energji të re dhe positive.