Ide tepër të bukura për të rregulluar stazat e kopshtit

411

Planifikimi i stazave të kopshtit duhet bërë me kujdes, në veçanti nëse bëhet fjalë për hapësira më të mëdha të kopshtit, të cilat imponojnë lidhje me anë të stazave. Duhet pasur kujdes që kthesat të jenë sa më të buta dhe stazat më të shkurta. Në të kundërtën, me kohë do të kërkoni rrugë ansore më të shkurta. Ato që shpien tek hyrja e shtëpisë kërkojnë të jenë më të gjëra, për të mundësuar së paku kalimin e dy personave.

Kujdes i veçantë kërkohet gjatë “ndërtimit”. Këto rrugica do t’i ekspozohen gjatë të gjitha kushteve klimatike dhe kërkojnë kujdes shtesë për të pasur jetëgjatësi më të madhe dhe për ta ruajtur cilësinë fillestare.