Si të krijoni një kopsht të bukur dhe relaksues

51

Zbuloni disa ide fantastike për dekorimin e kopshtit në mënyrë që ta bëni atë sa më relaksuese dhe private.

1-Vendosni dërrasat në mënyrë të tillë që të krijoni privatësi, por edhe hapësirë. Zbukurojeni atë me lule dhe drita për të krijuar një ambient sa më komod.


2-Vendosni sa më shumë lule. Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme vendosini ato me kate në mënyrë që të krijoni sa më shumë gjelbërim dhe shplodhje për sytë. Luani me madhësitë dhe ngjyrat e vazove të luleve për të krijuar një ambient modern.

3-Përdoni ndarëset e drurit dhe dekorin me lule në mënyrë që të krijoni një ambient të bukur. Kjo do të krijojë një pamje tërheqëse dhe shumë relaskuese.

4-Krijoni një ambient komode me jastëkë dhe detajet e drurit e kashtës.

5-Nëse keni një kopsht të hapur atëherë konsideroni vendosjen e çadrave për t’ju mbrojtur nga dielli.

6-Nëse dëshironi më shumë privatësi dhe freski gjatë verës konsideroni vendosjen e perdeve të bardha. Përveç bukurisë dhe estetikës, ato do ju mbrojnë edhe nga sytë e komshinjve.