Bimët helmuese që nuk duhet t’i mbani asnjëherë në shtëpi

118

Lulet e mëposhtme përmbajnë toksina helmuese për njerëzit e kafshët, ndaj është mirë t’i mbani jashtë shtpëisë. Nuhatja e tyre, kafshimi apo ngrënia (nga fëmijët e vegjël e kafshët) e ndonjëherë dhe prekja mund të shoqërohen me efekte anësore në organizëm. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh të gjitha bimët “helmuese” që duhet t’i mbani sa më larg.

Colchicum autumnale (xhërrokulli ose kaçeja)

Helmimi prej saj ka simptoma të ngjashme me helmimin nga arseniku: dhimbje barku, të vjella, diarre, tension i lartë gjaku etj.. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Nuk ka antidotë. Përdoret dhe si bimë mjekësore.

Hyacinthus orientalis (Zymbyli)

Rrënjët e tij janë helmuese. Shkaktojnë të vjella, konvulsione madje deri dhe vdekje. Prekja e rrënjëve mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Daffodil

Luleboret

Nerium oleander (Landro)

Të gjitha pjesët janë toksike por sidomos gjethet dhe kërcejtë e drunjtë. Simptomat: të vjella, dhimbje barku, marrje medsh, puls i ngadaltë, probleme me zemrën, diarre me gjak, deri dhe vdekje. Tymi i bimës mund të shkaktojë reaksion në mushkëri deri në vdekje. Shumë toksike.

Water Hemlock – Kuskuta evropiane ( lat. Cuscuta europaea L.) e njohur si: – rroth i Evropës, kukutë, grethatel (Shkodër), tel dreqi (Tiranë), bar i dreqit (Pogradec), është antare e fammiljes Convolvulaceae

Kuskuta eshte nje bime parazite, pa rrenje, e verdhe me fije te holla, qe ju perdridhet ne menyre te frikshme fasuleve, jonxhes, por edhe misrit.