Funksionet e panjohura të frigoriferit

65

Është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura. Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime. Shumë i dobishëm gjatë verës, por jo më pak dhe në stinët e tjera. Bëhët fjalë për frigoriferin. Sigurisht që në këtë artikull nuk do ju flasim për historikune tij apo ndërtimin e brendshëm. Keni menduar ndonjëherë se përveç ushqimeve, frigoriferi ka dhe funksione të tjera?

Zbuloni këto përdorime të panjohura, por shumë të dobishme në të përditshmen tonë.

1. Qirinjtë : Nëse fusni për disa minuta në ngrirje qirinjtë, ata do të digjen më ngadalë dhe nuk do të lëshojnë aq shumë tym.
2. Lodrat e pellushit : Përpara se të lani lodrat e pellushit vendosini për 48 orë në një qese plastike në ngrirje. Në këtë mënyrë do të vrisni të gjithë parazitët dhe insektet që gjinden aty. Kjo vlen edhe për xhupat me përmbajtje pellushi.
3. Bluzat e leshta: Siç e dimë bluzat e leshta përçojnë elektricitet statik në kontakt me trupin. Përpara se t’i vishni futini për disa minuta në ngrirje.
4. Sa herë ju ka ndodhur t’ju ngjisë një çamaçakëz në pantallona ose jeans ? Jeni përpjekur ta hiqni me thikë ose brisk, por më kot. Zgjidhja është shumë e thjeshtë . Vendosini pantallonat në një qese plastike për disa orë në ngrirje. Më pas spruconi uthull molle tek çamçakëzi dhe do të hiqet menjëherë.
5. Enët e drurit : Vendosini enët e drurit në ngrirje menjëherë pas larjes. Kështu jo vetëm do të eliminoni bakteret, por edhe pengoni kalbëzimin e tyre.
6. Fusni për disa minuta në ngrirje qeset plastike me të cilat mbështillni ushqimin. Do të jenë më të lehta për t’u përdorur.
7. Rrahja e mirë e vezëve është shumë e domosdoshme për përgatitjen e një ëmbëlsire. Fusni për pak minuta në ngrirje mikserin dhe vezët, apo dhe panën për gatim. Rezultati do të jetë i shkëlqyer.
8. Këpucët e preferuara ju shtrëngojnë ? Mos hiqni dorë prej tyre nga kjo ndodhi e pakëndshme. Fillimisht lyeni pjesën e brendshme të tyre me margarinë, kurse më pas spruconi gjithë këpucën më lëng limoni. Mbajini në ngrirje për 24 orë. Rezultati: këmbë të lumtura në këpucët e preferuara.