Elementët që bëjnë një kuzhinë moderne, ja trendet e arredimit për këtë sezon

129

Kur kuzhina zbulon elementët që kujtojnë ambientet e një kohe të shkuar apo traditën, lindin dashje pa dashje modele të reja të cilat i dhurojnë karakter të ri ambienteve.

Dhomat e ditës
Le të vendosim çdo gjë në dukje. Midis kontejnerëve në dukje, anteve të zbukuruara, dhomave të ditës moderne , tendencat më të reja për kuzhinën, na këshillojmë të vëmë çdo gjë në dukje.
Kontejnerë të dukshëm
E keni parasysh ato mobiljet e vjetra italiane, në të cilat vendoseshin në dukje pjatancat më të bukura të shtëpisë ? Mendoni që është démodé ? Absolutisht jo ! Tendencat më të fundit për kuzhinat moderne parashikojnë pikërisht, kosha e kontejnerë në dukje, ose mbas një xhami, normalisht nën petkun e design-it modern. Rezultati është fantastik, një stil mikpritës që lejon të tregosh me delikatesë objekte duke lehtësuar kompozimin e përgjithshëm të kuzhinës,duke krijuar një lojë me hapësira të plota dhe boshe.
Kuzhinat moderne që përdorin anta dhe vetrata janë funksionale dhe kreative dhe lejojnë qe të vendosim aty dhe aksesorë të tjerë si gota, pjata o produkte të tjera që mbajmë në kuzhinë ose produkte ushqimore. Ndërkohë që dera e xhamit përshtatet shumë mirë me çdo lloj stili.
Karakteri Living
Një tjetër zgjidhje për të pozicionuar në dukje objektet janë mobiljet e kuzhinës me raftë në dukje. Ka shume design moderne të cilat I japim kuzhinës por dhe zonës Living karakter duke vënë në dukje zgjedhjet estetike. Kjo ndodh sepse mobiljet e kuzhinës të cilat kanë raftë të hapura, shpesh herë përdoren pikërisht për vendosjen e objekteve zbukuruese, siç janë librat, vazot, aksesorët etj