Si te integroni kuzhinen dhe sallonin ne nje dhome te vetme

100

Vitet e fundit kuzhina është bërë pjesa më e rëndësishme e shtëpisë, pasi ajo nuk është më vetëm një hapësirë për përgatitjen e ushqimit, por është duke u bërë një vend për grumbullimin e të gjithë familjes. 

Ajo ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në formësimin e hapësirës – ajo është duke u bërë e hapur, me dizajn atraktiv modern, materiale moderne duke përfshirë këtu edhe teknologjinë më të re.

Tendencat e fundit të japin mundësinë për të lidhur kuzhinën direkt me dhomën e ndenjes. Kjo ndërlidhje midis kuzhinës dhe dhomës së ndenjes krijon mundësi të reja për dizajnimin e hapsirës.

Mundësitë për të transformuar shtëpinë janë duke shkruar një hap më tej, sidomos kur vjen puna për kuzhinën, që përveç hapsirës, është gjithashtu duke u integruar në një njësi të vetme me dhomë e ndenjes. Kjo mund të arrihet mjaft lehtë përmes mobiljeve. Kompozimet të tilla hapësinore janë duke u bërë tërheqëse për të pasur dy dhomat më të rëndësishme të shtëpisë në një të vetme. Aspiratorët e kuzhinës janë duke u kryer edhe funksionin e një llambadari, duke theksuar tavanin dhe lidhur me stil pjesën tjetër të ndricimit të hapsirës, sidomos ndricuesat në tavan.

Muri i kuzhinës, me këto kombinime të integruara, mund të përdoret me sukses si një mbulesë dekorative për të gjithë zonën. Dekorimi i murit mund të jetë i rafinuar, i zbukuruar me efekte të tjera të ndriçimit, por ju mund të luani edhe më format dhe ngjyrat, në një stil paksa të “cmendur”, në varësi të preferencave dhe shijeve.

Integrimi i kuzhinës me dhomën e ndënjes është shumë tërheqës në hapësirat e mëdha, dhe përveç funksionalitetit, rekomandohet edhe në apartamentet më të vogla, ku njësimi i dy dhomave me funksione të ndryshme në një krijon një hapësirë dhe përmbajtje të re.