Një shtëpi moderne, e pasur në detaje

4169

Salloni  ndenjes
përveç ambientit “living”, ka të bashkangjitur dhe pjesën e ngrënies ceremoniale. Hapësira është e madhe, ndihet drita dhe ngjyrat janë të qeta. Ngjyrat bazë janë e bardha dhe e zeza dhe ky kontrast është zbutur me ngjyrën gati të verdhë të parketit si dhe me ngjyrën e butë dhe të ngrohtë të kolltukëve. Kjo është arsyeja që ky apartament është shumë i ngrohtë.

Ngrënia ceremonale është vendosur pranë oxhakut dhe i jep ngrohtësi shijimit të një gote vere. Oxhaku është i thjeshtë në forma, gati minimalist, ndërkohë që karriget dhe ndriçuesi i dizajnuar nga brenda, kanë forma të lakuara.

Stilin modern të pasuruar e pasqyron shumë mirë tavani i punuar në mënyrë të thjeshtë, por që i shton vlerë të tërës. Kolltukët janë aty për të kundërshtuar të bardhën dhe të zezën dhe për të qetësuar ngjyrat. Tavolina si aksesor në krah të kolltukut, me formën e vet të lakuar me sipërfaqe lucido, thekson edhe një herë se si modernia mund të vijë me forma të harkuara.

Në këtë ambient  vihet re ndërthurja e materialeve dhe ngjyrave; e bardha dhe e zeza. Sipërfaqja lucido te tavolina me tapicerinë e ngrohtë të kolltukut dhe tapetin me reliev të ashpër, e zbut kontrastin. Muret janë lënë të pastra, ndërsa tavani është i punuar. Oxhaku dhe tavolina e ngrënies rrethohen nga dritat.

“Kjo është nyja që bën lidhjen e ambientit që Evisi i ka marrë verandës dhe që sot ka funksionin e gatimit. Rolin e kësaj nyjeje nuk mund ta luante asgjë, më mirësesa një minibar i pozicionuar midis gatimit dhe ndenjes.
Kuzhina është krijuar në diskutim të ngushtë me të zonjën e apartamentit dhe përbëhet nga tre faqe. Njëri krah është i mbyllur dhe shërben për magazinimin e pajisjeve. Faqja tjetër i është dedikuar amvisës, pasi ajo ka në të njëjtin vend pjanurën, furrën dhe lavapjatën. Në faqen e tretë i është lënë hapësirë dritares. Format janë të njëjta por duke minimizuar ngjyrën e errët. Tapeti, karrigia, abazhuri, janë detajet moderne dhe të pasur me elementë.