Ndricimi i shtepise: LED, trendi i viteve te fundit

136

Ndricimi i shtepise: Ndriçuesat LED janë bërë kohët e fundit shumë të popullarizuara për dekorimet në shtëpi. Ato mund të përdoren në të gjithë shtëpinë tuaj dhe kanë një numër të madh avantazhesh në krahasim me llampat tradicionale për ndriçim elektrik. Ne jemi mësuar që këtë lloj ndricimi ta shohim në ambiente publike si restorante,bare etj. Por në ditët e sotme po kthehet në një tend për dekorimin e,por kësaj radhe edhe në shtëpi. Ja disa nga arsyet pse duhet të përdorim ndriçuesat LED.

Ndriçimi LED ka një efekt çlodhës mbi sytë ndryshe nga rrezatimi i llampave tradicionale dhe nxjerr në pah më këndshëm dekorin e ambjenteve të shtëpisë apo zyrës. Përpos bukurise tashmë mund të kurseni jo vetëm në faturën e dritave por edhe për dekorimin e shtëpisë suaj.

Ideale për ndricimin në banjo

Dritat LED-s janë kanë një kosto të ulët mirëmbajteje dhe janë ideale për përdorimin në banjo. Për shkak të dispozicionit në ndriçim që është i papërshkueshëm nga uji apo nga avujt e ngrohtë, ju jeni mëse të sigurtë nga ky lloj ndriçimi. Mund të bëni dush rehat dhe pa kompleksin se llampa mund t’ju shpërthejë mbi kokë.