Shikoni si duket qyteti te cilin ka ndertuar Turqia per jetimet sirian

125

Kompleksi, në qytetin kufitar juglindor, Reyhanli, do t’i strehojë 990 fëmijë në atë që mediat turke e përshkruajnë si mjedis të rehatshëm dhe familjar

Ata do të jetojnë në 55 vila dhe do të kenë qasje në katër shkolla, në një xhami, në një arenë sporti dhe një shesh lojërash.

Kjo qendër është ndërtuar për më pak se dy vite dhe si projekt bashkëpunues mes qeverisë turke dhe dy grupeve humanitare.

Sipas UNICEF-it, vlerësohet se 6 milionë fëmijë janë prekur nga konflikti 6-vjeçar në Siri.

Më shumë se 2.3 milionë kanë ikur nga vendi dhe janë të regjistruar si refugjatë.

Momentalisht, Turqia mban në vend më shumë se 800 mijë fëmijë sirian të moshës shkollore, nga të cilët vetëm 60% janë regjistruar në shkollë në fillim të këtij viti akademik