Letra e murit për shkallet e brendshme

157

Letra e murit për shkallet e brendshme përfaqëson nje zgjidhje shume te mire për ti zbukuruar ato me stil. Fal këtyre elementeve dekorues me stampa është e mundur te bëni këtë vend unik dhe modern.

Letra e murit për shkallet e brendshme përfaqëson nje zgjidhje shume te mire për ti zbukuruar ato me stil. Fal këtyre elementeve dekorues me stampa është e mundur te bëni këtë vend unik dhe modern.
Letrat e murit gjithmonë janë përdorur ne shtëpi për te bere çdo dhome me te veçante. Pas një periudhe te gjate mungese, sot janë kthyer për te dekoruar vetëm disa pjese te shtëpisë duke i dhënë një pamje ndryshe.

Te përdorni letrën e murit ne hapësirën shkalles është një ide e mire për te personalizuar këtë hapësire. Shpesh kjo pjese lihet e thjeshte.
Por ka dhe nga ata qe preferojnë te ngjisin fotografi për ta bere me te veçante. Por megjithatë ka dhe plote mënyra te tjera për ta personalizuar këtë hapësirë.
Është e mundur te zgjidhni midis shume varietesh dhe është e lehte te gjeni diçka te përshtatshme për stilin tuaj. Letra e murit ne shkalle mund te jap pamjen qe gjithmonë keni kërkuar dhe dëshiruar për shtëpinë tuaj.
Zakonisht synohet te zgjidhet diçka jo shume ekstravagante mbase me një dekor gjeometrik. Një tjetër ide shume e mire është te synoni për letër muri me vija dhe ne mënyrë te veçante ato vertikale.
Për sa i përket zgjedhjes se ngjyrës shume varet edhe shijet personale por për te mos e tepruar zgjidhni një ngjyre neutro ose mbase ne tonalitetet e ngjyrës gri.
Nëse shtëpia juaj ka një stil kontemporan mund te synoni për një letër muri moderne. Ne këtë rast mund te zgjidhni forma me te theksuara ose mbase edhe fotografi.